Nju Jork, 8 maj 2022 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar në një organizim privat me kongresmenin Ritchie Torres, mbështetës i madh i Kosovës dhe i shqiptarëvenë Kongres.
Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në darkën e shtruar për me kongresmenin Torres, në shtëpinë e familjes Gecaj, kanë qenë të ftuar edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dhe disa shqiptarë të angazhuar për çështjen e Kosovës në SHBA.
Haradinaj ka theksuar se shqiptarët kanë lidhje tëpathyeshme me Amerikën.
“Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar. Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj”, ka shkruar Haradinaj.

(r.m.)