Harris: Sulmi eventual rus ndaj Ukrainës do të forcojë krahun lindor të NATO-s

Munih, 19 shkurt 2022 – Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, tha se çdo pushtim i mëtejmë i Ukrainës nga Rusia do të pasohet me forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe se Moska do të përballej me “pasoja të paprecedentë”.

“Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor, në përgjigje të një pushtimi”, tha Harris të shunën, më 19 shkurt, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, citon Radio Evropa e Lirë.

Zonja Harris po ashtu paralajmëroi se Rusia do të përballej me kosto financiare të “paprecedentë” në rast të sulmit ndaj Ukrainës dhe theksoi se një sulm i tillë do t’i afronte më shumë me SHBA-në aleatët evropianë.

Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendimin ta pushtojë Ukrainën.

(r.m.)