Hashim Thaçi e viziton varrin e babait të tij, nën masa të rrepta sigurie

Prishtinë, 21 mars 2025 – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar sot (e premte) varrin e babait të tij, Haxhiut, në Brojë, pesë ditë pas vdekjes dhe tri ditë pas varrimit të tij.

Mediet në Kosovë kanë publikuar fotografi e videoregjistrime të Thaçit duke vënë një tufë lulesh mbi varr dhe duke u përkulur para tij.

Në fotografitë dhe videoregjistrimet e bëra nga një distancë e konsiderueshme shihen edhe pjesëtarë të personalit të sigurimit të njësisë së paraburgimit të Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe pjesëtarë të policisë së EULEX-it, të cilët e kanë shoqëruar Thaçin gjatë vizitës së mbikëqyrur.

Disa qytetarë që ishin mbledhur pranë varrezave, i kanë shprehur ngushëllime Thaçit prej së largu. “Ngushëllime, President! Mbahu i fortë”, thonë ata.

Ndërsa Thaçi i përshëndeti me dorë, para se të hipte në makinën e EULEX-it me të cilën ishte transportuar në Brojë.

Gjykata Speciale ka njoftuar se ish-presidenti Hashim Thaçi është lejuar të bëjë homazhe të varri i babait të tij në Brojë dhe të takohet për ngushëllime me anëtarët e familjes së ngushtë.

“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake e kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë të Hashim Thaçit, që të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e tij të ngushtë”, ka kthënë zëdhënësi i Gjykatës Sepciale, Michale Doyle, për Gazeta Express.

Doyle nuk ka treguar se sa kohë i është lejuar z. Thaçi të qëndrojë me familjen.

 

Ish-Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha se Gjykata Speciale nuk e miratoi kërkesën e tij për pjesëmarrje në këtë ceremoni. Por, Gjykata tha se ajo nuk kishte marrë asnjë kërkesë për lejimin e një vizite të mbikëqyrur për z.Thaçi.

Hashim Thaçi e takoi për herë të fundit babanë e tij, më 13 mars,në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Ai qëndroi rreth tri orë pranë babait i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë. Ai, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, akuzohet nga Prokuroria Seciale në Hpër krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pak kohë më parë, ndaj tij janë ngritur edhe dy aktakuza tjera: për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët e prokurorisë.

(r.m.)

Comment

*