Prishtinë, 29 maj 2023 – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është liruar për nga paraburgimi për kah kohë dhe ka ardhur në Kosovë. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë lejuar Thaçin të vijë në Kosovë, për ta vizituar nënën e tij, së cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Mediet në Kosovë raportojnë ai ka arritur në shtëpinë familjare në Burojë rreth orës 12:30, nën masa të rrepta të sigurisë.
Sipas medieve, atij i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd prej anëtarëve të tjerë të familjes.
Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se Thaçit i është lehuar “një vizitë paraburgimi” në Kosovë “për arsye humanitare” dhe se vizita do të realizohet me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Për arsye humanitare, Trupi Gjykues e ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Telegrafin.
Raportohet se nëna e Thaçit është trajtuar 5 ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, prej nga është liruar për trajtim të mëtejmë në shtëpi.
Hashim Thaçi akuzohet për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, të kryeerra gjatë luftës në Kosovë. Bashkë me Thaçin akuzoheen edhe ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadrii Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish deputeti Rexhep Selimi. Të katër këta kanë qenë drejtues të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur janë kryer krimet me të cilat ngarkohen.
Në deklarimin fillestar për aktakuzën dhe në seancën e parë të procesit gjyqësor ata kanë thënë se janë të pafajshëm ër të gjitha akuzat e përfshira në aktakuzë.
(r.m.)