Londër, 2 tetor 2023 – Profesori i universitetit britanek “Westminster University”, Aidan Hehir, ka reaguar pas publikimit të videoregjistrimeve të stërvitjeve të grupit terrorist serb që kreu sulmet në pjesën veriore të Kosovës, më 24 shtator.
Hehir ka thënë se automjetet që i përdorte grupi në stërvitje duken si “Humvee” që iu dhuruan Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Automjetet duken si ‘Humvee’ amerikane. Sigurisht, Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia i përdori ‘Humvee’ e dhuruar nga SHBA-ja për të trajnuar terroristë? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar profesori Hehir, në platformën X.
The vehicle looks like an American Humvee.
— Aidan Hehir (@FarCanals) October 2, 2023
Surely, the @DeptofDefense won’t be very happy that Serbia used US-donated Humvees to train terrorists?
Vucic has a lot of explaining to do!#Kosovo https://t.co/mfOHf03zzB
Hehir e ka bërë këtë koment në reagimin e tij ndaj videoregjistrimit të stërvitjeve të grupit terrorist serb në një qendër stërvitore të ushtrisë së Serbisë në zonën pranë kufirit me Kosovën. Videoregjistrimet u publikuan të dielën nga Policia e Kosovës dhe u shpëndanë edhe nga Kryeministri Albin Kurti.
(r.m.)