Helga Maria Shmid: OSBE do të vazhdojë mbështetjen për Qeverinë e Kosovës

Prishtinë ,27 tetor 2021 – Sekretarja e përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid, ka shprehur gatishmërinë e kësaj organizxate që ta vazhdojë mbështetjen dhe ekspertizën për Qeverinë e Kosovës, në përputhje me nevojat e institucioneve shtetërore dhe fushëveprimin e OSBE-së.

Zonja Shmid e ka shprehur këtë vullnet të OSBE-së të mërkurën, në Prishtinë, në takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ajo ka përgëzuar qeverinë dhe kryeministrin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përgatitjen e infrastrukturës ligjore për procesin e vetingut në systemin e drejtësisë, si edhe për progresin e Kosovës në shumë fusha.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit,zonja Shmid e ka vlerësuar veçanërisht angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit.  

Në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti e ka njoftuar sekretaren Schmid “me punët dhe progresin e Qeverisë në këta 7 muaj qeverisje, për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi dhe në veçanti theksoi përkushtimin për zhvillimin e arsimit dual si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Kryeministri Kurti e ka ritheksuar me këtë rast përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal, por ka ritheksuar se nuk përkrah nisma rajonale në të cilat nuk merr pjesë Bashkimi Evropian.

Dukefolur për dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se “bosht” i dialogut duhet të jetë njohja reciproke dhe se çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të mbetet prioritet i parë.

Ndëqrkaq, zëvendës-kryeministri Bislimi, duke folur për dialogun, e ka theksuar përkushtimin e Kosovës në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke midis Kosovës e Serbisë.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zëvendës-ambasadori Kilian Ëahl, zyrtarja e Qendrës për Parandalimin e Konfliktit, Mariana Roibu, dhe zyrtarja ekzekutive e sekretares së përgjithshme, Juliane Ziegler.

(r.m.)