Heshtja është flori, por kur shkelen të drejta njerëzore, është dhe tradhëti

                 REAGIM ANKIMIMI I SHVL TË UÇK-ës TIRANË

                                           Luftëtarë të UÇK-ës!

Z.DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS!

Z.GLAUK KONJUFCA KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Zj.VJOSA OSMANI PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!  

Z.ALBIN KURTI KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

                                                                                                             PRISHTINË

      Ne ish luftëtarët vullnetar të UÇK-ës të trungut Amë Shqipëria, të rradhitur  në  pas luftë si Veteran në Shoqatën e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, miratuar me vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 datë 19.06.2006, po ju drejtohemi për një problem tepër të rëndësishëm moral e politikë, fenomen  që sipas mendimit tonë është thikë me dy presa për të përçarë Shqipëtarët, burimi i të cilit kuptohet se nga rrjedh, andej nga erdhi lufta genocidale për shfarrosjen e Shqiptarve nga Kosova Shqiptare. Reagimin tonë ankimor e bëjmë nëpërmjet përfaqësuesit tonë të autorizuar Spiro Butka, ish luftëtar e drejtues në operacionin “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës për çlirimin e Kosovës, tani Veteranë i paisur me çertifikatën përkatëse, shtetas e banor i Republikës së Shqipërisë, lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e ligjit Nr.04/L-261 datë 3 Prill 2014, për Luftëtarët Veteranë që marin dy pagesa në Republikën e Kosovës, paraqesim ankesën tonë para Kuvendit, Presidemtit, Kryeministrit të Republikë së Kosovës dhe krejt popullit të Kombit Shqiptar të kudo ndodhur si më poshtë vijon: 

Spiro Butka, ish luftëtar e drejtues në operacionin “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës për çlirimin e Kosovës

     ZONJA DHE ZOTËRIJ DREJTUES TË SHTETIT TË KOSOVËS!

    Erdhëm në luftë për çlirimin e Kosovës vullenatarisht, sepse e ndjemë të nevojëshme, të bashkonim forcat për çlirimin e Kosovës, për ti treguar botës përparimtare se jeta vllazërore që përshkonë gjakun e çdo Shqiptari, është e do të mbetet lufta e përbashkët që kemi bërë gjatë historisë për çlirim kombëtar. Nisur nga kjo ndjenjë e lartë patriotike, u rreshtuam në formacionet UÇK-ës, atje ku kish nevojë ajo për ne si luftëtarë e ushtarak të mirëfilltë karriere. Pas mbarimit të asaj lufte genocidale, një pjesë e vogël u renditë në TMK-ës, ndërsa të tjerët u rikthyen pranë familjeve të tyre. Kosova duke ecur gradualisht në rrjedhën paqësore në 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë e sajë. Në 3 Prill të vitit 2014 miratoi ligjin për shpërblimin e Veteranëve të Luftës së UÇK-ës me Nr.04/L-261, ligj i cili nisi zbatimin e vet në fund të vitit 2015. Kush dhe si u përpilua ky ligj, mjafton të theksohet se ai u krye në mënyrë të qëllimëshme, pët të lënë plumbin nën lëkurë të trupit të luftëtarve veteranë, që fati e propabiliteti i la të gjallë, për tu keqtrajtuar në këtë pas luftë si lypsarë nga ata politikanë që nuk njohin din e iman  për interesat kombëtare, etiko morale, nderimi e respekti shoqëror, veçse për egon karrjeriste individuale, për të qënë njëshi në karriken pushtetare. Prej atëhere e deri sot, ligji për dëshmorët, invaldët dhe veteranët asaj lufte, u zbatua sipas orekseve politiko-partiake të partive politike, për të marrë sa më tepër vota e ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që duke rrahur gjoksin, të dalin si udhëheqsa të mëdhej të pushtetit në Kosovë. Ka më se dy muaj që qeveria e Kosovës me Kryeministër Albin Kurti, në kundërshtim me ligjin aktual të veteranve dhe premtimet e fushatës zgjedhore, u ndali pagesën, të emërtuara qëllimisht pensione, në fakt është supliment për kotributin në luftë, që merret në të gjithë botën bashkë me pensionin pasi del në pension, si për shëmbull në Shqipëri ku çdo veteran i Luftës Dytë Botërore që ka dalë në pension, merr suplimentin për kontributin gjatë luftës Nacional Çlirimtare. Dhe për më tepër, këtij suplimenti i shtohet supliment tjetër  atyre që morën pjesë vullnetarisht në Luftën e Spanjës dhe Partizanëve të Luftës NÇL që luftuan deri në Vishegrad në Luftën e dytë Botërore. Mirpo “Qeveria KURTI”, në një ditë të trazuar në mëndje ligjërisht nga bajraktarizmi karrjerist e megallomania e theksuar politike për të qënë dikushi, në të hyrë të muajit Qershor 2021, pa biseduar, konsultuar  e ballafaquar me ata që derdhën gjak, ata që u gjymtuan dhe ata që sakrifikuan jetën e familjen për këtë shtet,  në ulset e të cilit janë ulur gabimisht politikanë të pa arsyeshëm, ndalon shpërndarjen e suplimentit për kontributet e luftës, i ashtu quajtur qëllimisht pension, në mënyrë të veçantë për luftëtarët vullnetarë të ardhur nga trungu Amë Shqipëria, me preteksin se ata bien ndesh me ligjin në Kosovë, ku sipas ligjit, nuk kanë të drejtë të marrin dy pagesa.

   ZONJA DHE ZOTËRIJ DREJTUES TË SHTETIT TË KOSOVËS!

    Vendimi që mori “Qeveria KURTI”, për ndalimin e pagesës, të quajtur pension në mënyrë të qëllimtë për shtetasit e Kosovës, është në përputhje të plotë me ligjin aktual, por qëllimisht të ndërtuar gabim, ku sipas ligjit nuk u lejohet të marrin dy pagesa në shtetin e Kosovës, ndërsa për vullnetarët të ardhur nga shtete të tjerë jashtë Kosovës, në Kosovë marrin vetëm një pagesë e tjetrën e marrin për punën që kanë bërë në vendin e tyre jo në Kosovë. Nisur nga kjo shkelje e rëndë ligjore dhe fyerje e drejtë për drejtë morale e njerzore e Ministit të Mirëqënjes Sociale dhe e Kryeministrit të ”Qeverisë KURTI”, theksojmë se ndaj luftëtarve të lirisë, të ardhur vullnetarë nga trungu Amë e shtete të tjerë, jo vetëm që po shkelet ligji Nr.04/L261 Pika 1 dhe 2 me dy këmbët, por për më tepër po baltoset kushtetuta e Kosovës. Për të paraqitur konkretisht para Jush dhe okinionit publik Shqiptar këto shkelje të rënda kushtetuese e ligjore, po e ballafaqojmë Ministrin e Mirëqënjes Sociale dhe Kryeministrin e “Qeverinë KURTI” konkretisht: 

-1- Në ligjin Nr.04/L-261 datë 03.04.2014, të firmosur nga ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Neni 16 Pika 1 theksohet: “Veteran Luftëtar i UÇK-ës ralizon pensionn personal të Veteranit sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.”  Dhe duke vazhduar më tej ballafaqimin e këtij Neni pika 2 theksohet: ”Veterani Luftëtar i UÇK-ës, nuk mund të jetë shfrytëzues i  asnjë pensioni nga skemat e tjera pensionale të financuara nga shteti i Kosovës. Nëse Veterani luftëtar është shfrytëzues i ndonjë skeme personale të financuar nga shteti në Republikën e Kosovës, duhet të përcaktohet se cilin pension duhet të marrë.” Cilido njeri normal e kupton se ne luftëtarët vullnetarë të ardhur nga Trungu Amë dhe ata nga shtete të tjerë, duhet të përfitojmë kontibutet e gjakut tonë që natyra na fali. Në atë luftë nga trungu Amë ranë dëshmorë 71 luftëtarë dhe ata sot përfitojnë statusin e dëshmorit. Kështu dhe 21 invalidët e plagosur në atë luftë. Pra “Qeveria KURTI”, na paska dashur të vrarë ose të plagosur e jo të gjallë edhe ne që erdhën e luftuan si vullnetarë krah për krah vëllezërve Shqiptarë në luftë për çlirimin e Kosovës. Ndryshe nuk ka si të kuptohet masa që mori për ne që mbetëm gjallë pas asaj lufte.  

    Qartësia ligjore e paraqitur më sipër në ankesën tonë kundër “Qeverisë KURTI”, është plotësisht e bindëshme dhe e arsyetuar ligjërisht për drejtësinë e kërkuar nga pala jonë, por për të qënë koherentë me Kryeministrin Kurti, Ministrinë e Mirëqënjes Sociale të “Qeverisë KURTI” dhe opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur, theksojmë se veprimi për ndalesën e pagesës që na është bërë nga “Qeveria KURTI”, nuk është vetëm thyerje e rëndë ligjore, por për më tepër shkelje vulgare e qëllimëshme e Kushtetutës së Kosovës, duke fyer luftëtarët vullnetar që sakrifikuan jetën dhe erdhën në luftë pa marrë parasysh rrezikun e jetës. Për të qartësuar më mirë ankesën tonë  për veprimin antikushtetues e të kundërligjshëm të “Qeverisë KURTI”, po e ballafqojmë konkretisht:

-2-Në Nenin16 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës theksohet: “Seicili person dhe organ në Republikën e Kosovës, i nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës”. Më tej Neni 24 për dinjitetin e njeriut pika 1 thekson: “Se të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Dhe në vazhdimësi të këtij Neni Pika 2 e qartëson më mirë shkeljen e rëndë dhe fyerjen që u bëhet luftëtarve vullnetarë të Luftës së UÇK-ës të Shqipërisë e të vendeve të tjerë: “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të ideve……ose ndonjë statusi special, (Rasti konret si Luftëtar Vullnetar i ardhur nga Shqipëria e vende të tjerë.)”. Në ballafaqimin për shkeljen e Kushtetutës të bërë nga “Qeveria Kurti”, po citojmë Nenin 80 pika 1 ku theksohet: “Ligjet, vendimet dhe aktet e tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm që votojnë.” Ndërsa me Nenin 81 pika 1 “Qeveria“KURTI” qartësohet më mirë ku theksohet: “Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve, kërkohet vota e shumicës të deputetëve të Kuvendit të pranishëm e që votojnë”. Shtrojmë pyetjen:  Si i merr vendimet Zoti Kurti për shfuqizimin e Ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosvës, pa u miratuar në atë Kuvend? Çudi që habit mbarë njerzimin. Po Kuvendi e deputetët e kujdo krahu politik, përse nuk ndalen e të mbajnë qëndime ndaj çdo pushtetari ekzekutiv që shkel kuhtetetutën dhe ligjet e miratuara nga ai kuvend, pa bëre shfuqizimin dhe anullimin e tyre? Në cilin vend të Botës përparimtare, Pushteti Ekzekutiv si zbatues vartësor i Pushtetit Legjislativ dhe Gjyqësor, del kundër këtyre dy të fundit? Vetëm në një vend diktature  si të kohës Pinoçetit. Populli Shqiptar ka një fjalë të urtë madhështore: “U bë bishti më i rëndë se Sqepari”. Por Abraham Linckoln një nga Presidentët gjurmëlënës të SHBA-ës, lidhur me këto veprime tepër të dëmshme kundër Popullit, Kombit e Shtetit porositë se “Kur lapsin e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhëtari,vendi kthehet në një xhungël, ku nuk mund të jetojnë njerëzit”.

ZONJA E ZOTËRIJ DREJTUES TË SHTETIT TË KOSOVËS!

    Në ankesën që paraqesim para jush, argumentojmë konkretisht thyerjet ligjore dhe shkeljet kushtetuese të “Qeverisë KURTI”, lidhur me ndalesën e kundërligjëshme të pagesës të kontributit të luftës së UÇK-ës, për luftëtarët vullnetarë të ardhur nga trungu Amë e vende të tjerë, veprim ky që është nisur nga motivi dashakeq i mosmirënjohjes, për të cilin filozofi i Rilindjes Kombëtare Sami Frashëri citon mendimin e tij filozofik se “Mosmirënjohja është vesi i njeriut të lig”. Ajo i ka rrënjët e thella në Kosovë, por nuk  është pjesë e karakterit të Shqiptarit, por e huazuar nga Serbët.Nuk doli në  këtë vendim, por ashtu  si heshtazi është shfaqur dhe më parë. Erdhi Vjosa Osmani si Presidente dhe pastroi stafin e Presidencës, duke hedhur në rrugë të madhe pa punë Bislim Zyrapin, ish Shefin e SHP të UÇK-ës, heroin e dy luftrave  në Bosnje e Kosovë, i cili erdhi në Kosovë me një grup ushtarakësh profesionistë dhe ristrukturoi UÇK-ës nga Ushtari, Skuadra, Toga, Kompania, Bataljoni, Brigada, ZO e deri në SHP, si ushtri moderne të kohës, që deshi apo jo bota e pranoi dhe e mbështeti në luftën për çlirimin e Kosovës. “Qeveria Kurti’ ethelloi më tej spastrimin, duke filluar me atashetë ushtarak e të tjerë në Kosovë. Por mosmirënjohja e “Qeveris Kurti” i përket së tashmes. Duhet të theksojmë se mosmirënjohja ka rrjedhur nga qeverisjet e mëparëshme. E ilustrojmë pësëri me fakte konkrete. Kosova ka patur një komision për të  miratuar  veteranët e UÇK-ës, por asnjë çertifikatë nuk ka firmat e antarve të komisionit veç njërën, atë të  Agim Çekut. Pranë atij Komisioni punonin dy administratorë të dokumenteve që sillnin për miratim luftëtarët veteranë, i vetë quajturi invalid me deklaratë të sajuar nga Selim Krasniqi dhe Musë Jashari i cili duke spekulluar në mbiemrin e Jasharajve legjendarë, ashtu si në TMK-ës dhe më pas si administator, gjatë sistemimit të kërkesave të luftëtarve veteranë, shkarravitë, grisë dhe hedhë në koshin e plehrave dokumentet e ushtarakve të mirëfilltë  nga Shqipëria, që erdhën e luftuan bashkë me vëllezërit e tyre për çlirimin e Kosovës. Mosmirënjohja e tij, u pa kur dualën dokumentat e Z/Komandantit të operacionit “Shigjeta”, ku Musë hakmarrësi me urrejtje patetike Serbe u shpreh “Këto po prisja”, dhe duke vepruar si në TMK-ës dhe në Komision si në pronën e vet, i shkaraviti ato dhe i hodhi në kosh të plehrave. U desh ndërhyrja e menjëherëshme e ish komandantittë UÇK-ës Azem Syla, i cili i tregoi vendin bajraktarit injorant Musë Jashari dhe ato dokumente u përtërinë, për të nderuar njeriun që rrezikoi jetën për të çliruar, pse jo dhe familjen e Musë Jasharit hakmarrës e mosmirënjohës. Por a u ndal hetuesia për këtë shkelje të rëndë ligjore të punonjësve të thjeshtë Musë Jashari e Faik Fazlliu?! Pikëpyetje dhe çuditëse të njëkohëshme. E cituam thënjen e filozofit tonë Rilindas, sepse jo vetëm ballafaqimi i mësipërm e vërteton këtë, por këto veprime antikushtetuese e të kundërligjëshme, pështjellohen më tej me prapaskena të errëta më tepër se antiligjore të administratëes të “Qeverisë KURTI”. Po e ilustojmë këtë deklarim me fakte konkrete. Luftëtarë të UÇK-ës të trugut Amë, pas njohjes me ndalesën e pagesës, erdhën në Prishtinë dhe kërkuan sqarime përkatëse në administratën e “Qeverisë KURTI”. Administrata  nuk i  priti mirë, por më tepër se keq, me qëndrime mospërfillëse, fyese dhe presione për të deklaruar me firmë për të mos marrë pagesën e luftës. Justifikuesja ishte se “Është bërë marrëveshje me Sigurimet Shoqërore të RSH, për këtë ndalesë pagese”. Pyesim: A u miratua kjo marrëvashje në dy kuvendet përkatëse Tiranë e Prishtinë, se për ndryshe ajo nuk ka forcë ligjore mbi organin legjislativ që ka miratuar ligjin. SHVL e UÇK-ës Tiranë u interesua për këtë problem dhe në Sigurimet Shoqërore të Shtetit Shqiptar, por atje ngrinin supet. Një nga vetranët tonë duke gërmuar më thellë, i thanë se këtë dokument e ka firmosur  Drejtoresha  e Sigurimeve të Shtetit Shqiptar. Ne ish luftëtarët vullnetar të Shqipërisë heroike, e njohim  të drejtën tonë veç mbi baza ligjore, sepse ligjet miratohen nga pushteti legjislativ e jo nga drejtorevicat këndej dhe andej kufirit imagjinar, që duhet të mendohen mirë me lojën e kungulleshkave, që lujnë përmes korrupsionit me jetën e atyre që e rrezikuan në ato luftra çlirimtare.  Çfarë kujton Albin Kurti dhe Ministri i Tij, se ish Luftëtarët e UÇK-ës të trungut Amë janë të pa arsimuar ose me arsim fallco e të cunguar si vetë ata, që e shkruajnë emrin e tyre me gërma të përziera të shtypit e të dorës? Në vend që “Qeveria Kurti” të merret me pastrimin nga listat të veteranëve të rremë, dhe mbi bazën e atij fondi përfitues, të rrisë shpërblimin lëmoshë që u jep aktualisht luftëtarve të lirisë, ashtu si bëhet vlerësimi në gjithë botën, për ata që sakrifikojnë jetën për komb e atdhe. Dikush mund të thotë që ky problem, mund zgjidhet nëpërmjet gjyqësorit, por SHVLe UÇK-ës Tiranë e ka humbur besimin te gjyqësori i Kosovës, sepse e mori me vrull çështjen gjyqësore për shtesat marramendëse të veteranvenë Kosovë e Shqipëri, por e gjëndur përballë pazareve politike, në ditët e sotme herë heshtë e herë prallis për përjashtime të qindra veteranvë të rremë, në një kohë kur duhen përjashtuar me mijëra të tillë në Kosovë e Shqipëri. Atyre që kryen këtë krim politik, akoma nuk ka hyrë gjëmbë në këmbë, ashtu si nuk i hyri Musë Jasharit e Faik Fazlliut që mbushën xhepat nëpërmjet asaj ruuge korruptive. UÇK-ës duron por dhe durimi ka një kufi. Prandaj ne të këshillojmë për të mirë ty Albin djali. Mendohu mirë kur të marrësh të tilla vendime. Mos luaj me gjakun e atyre që rrezikuan e sakrifikuan jetën e vet e familjeve të tyre. Kujdes Albin Kryeministri. Populli ynë porositë “Pyetë 7 a 8 dhe në fund bëje si di vetë vetë’ Por jo si deri tani, duke hedhur baltë mbi luftëtarët e lirisë.

ZONJA E ZOTËRIJ DREJTUES TË SHTETIT TË KOSOVËS!

Tri luftrat e fundit të Shqiptarve, ishin dhe mbetën pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare. Kapitujt e tyre, u shkruan me gjakun e 2040 dëshmorve të UÇK-ës, 30 dëshmorve  të  UÇPMB-cit,  90 dëshmorve  të UÇK-re dhe 71 dëshmorve nga trungu Amë Shqipëria, Atdheu i gjithë Shqiptarve të kudondodhur. Pjesë e pandarë të atyre luftrave, janë dhe luftëtarët e mbetur gjallë, që probabiliteti e fati i kurseu. Këta janë ata që sakrifikuan duke luftuar në krah të njëri tjetrit. Këta janë ndërgjegja, nderi dhe krenaria  e kombit Shqiptar dhe duhen rrespektuar si të tillë. Këta janë ata trima që në jetë jetëve do të quhen luftëtarë të ushtrive çlirimtare dhe pjestar të epokave të lavdishme të tyre. Këto ishin luftrat e tyre, që duke qënë në rradhët e atyre ushtrive, bashkë me gjithë luftëtarët e tjerë, i dhanë një emër të madh, jo vetem vetes, por gjithë Shqiptarve kudo që janë, brënda e jashtë kufijve natyral të Shqipërisë reale e historike. Mendohu mirë Albin Kurti, se kur luftonin luftëtarët e trungut Amë në Koshare e Pashtrik, ti edhe pse ishe i burgosur në burgjet Serbe, nga ato burgje dole me i shëndoshë se kur hyre. Në atë karrike ku je ulur ti si Kryeministër, prapanicat janë të tuat se uljsa është e UÇK-ës të Kombit Shqiptar dhe ajo UÇK është gjallë më shumë se në luftë, prandaj të  themi mendohu  mirë se luftëtarëte trungut Amë të njohim, më mirë se sa e njeh ti veten. Ligji duhet koregjuar, por jo si do ti, por si u duhet atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës. Mendimi ynë është që ai supliment të përfitohet nga  ish luftëtarët kur dalin në pension dhe për rastë të veçanta, tu jepet vetëm të papunësuarve si ndihmë sociale, deri sa të punësohen. Por kush do të paguajë për suplimentin që u takon trimave të atyre luftrave që duhet ta marrin pa tjetë se u takon ligjërisht. Pota themi shqip Albin Kurti. Nese nuk e kupton përktheje nga Serbishtja se atë ti e di më mirë. Do të paguajnë ata që e braktisën Kosovën dhe u shullëhën pranë liqenit artificial të Tiranës, Kukës, Durrës e qytete të tjerë brënda e jashtë Shqipërisë, për turpin e tyre famëkeqë që nuk e lanë Drini i Bardhë e as ai i Zi. Ata nuk janë burra por meshkuj. Burra dhe trima të vërtetë janë e do mbeten në histori si të tillë luftëtarët që dualën malit pr liri e pavarësi.   

Shpresojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Shqiptarët e kudo ndodhur, do të na japin të drejtën ligjore, ne luftëtarve të trungut Amë, që sakrifikuan jetën në luftë për çlirimin e trojeve etnike, krahas vëllezërve tonë Shqpëtarë të Kosovës Shqipëtare.

Me shumë rrespekt për Kosovën e gjithë Shqiptarve.           

                                                Shoqata e Veteranëve  të Luftës së UÇK-ës Tiranë

                                                                   K  R  Y  E  T  A  R  I

                                                                               Spiro Butka