Tel Aviv / Bejrut, 24 nëntor 2024 – Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predha të tjera drejt Izraelit të dielën, duke plagosur shtatë persona.
Ky ishte sulmi më i rëndë me breshëri predhash për muaj të tërë. Goditjet u kryen në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Bejrut, ndërsa negociatorët vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.
Disa nga raketat arritën në zonën e Tel Avivit në zemër të Izraelit.
Ndërkohë, një sulm izraelit në një qendër ushtarake në jugperëndim, mes qyteteve Tiros dhe Naqoura, la të vrarë një ushtar libanez dhe plagosi 18 të tjerë, njoftoi ushtria libaneze.
Ushtria izraelite shprehu keqardhje duke deklaruar se sulmi ndodhi në një zonë luftimi kundër Hezbollahut dhe se operacionet e ushtrisë kishihn si objektiv vetëm militantët.
Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 40 trupa libaneze që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, i dënoi sulmet e fundit duke i cilësuar si një goditje ndaj përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për dhënien fund të luftës.
Hezbollahu nisi të godiste Izraelin me raketa dhe dronë pas fillimit të luftës në Gazë. Hezbollahu thotë se sulmet janë një akt solidariteti me palestinezët dhe Hamasin. Irani i mbështet të dy grupet e armatosura.
(Zëri i Amerikës)