Hill për dialogun: Jemi diku në mes të procesit. Jemi bllokuar pak në baltë, por po ecim përpara

Beograd, 2 shtator 2023 – Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Uashingtoni e mbështet procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Hill ka thënë se ky proces është diku në gjysmë të rrugës dhe se ai po ec përpara, ndonëse “ka ngecur pak në baltë”.

“Të dypalët duan diçka që mund të bëhet. Mund të nxjerrin shumë nga përvoja e Lajçakut dhe Escobarit. Ne jemi shumë krenarë t’u ndihmojmë atyre. Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes. Ndoshta kemi ngecur pak në baltë, por po ecet përpara”, është shprehur ai, citon Telegrafi.

Ambasadori Hill ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka thënë se serbët “meritojnë ta dinë tani se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen”.

(r.m.)