Thenie te urta te perpiluara nga dr. Sadik Elshani
- Horrat nen masken e heroit jane me te rrezikshem se ujku nen lekuren e qengjit.
- Historine e perkohshme e shkruajne fitimtaret, ndersa historine e perjetshme e shkruajne faktet, dokumentet.
- Nje komb qe ngushellohet me te kaluaren e tij, sado e lavdishme qofte ajo, eshte duke jetuar nje te tanishme te plogesht, pa nje te ardhme te ndritur.
- Trimi i mire me shoke shume – diktatori i vetem me servile plolt.
- Regjimet qe intelektualin e bejne fshesar dhe teneqexhiun shtetar, jane regjime çnjerezore, antikombetare dhe te parapercaktuara qe te shemben.
- Lume i madh behet vetem ai qe gjate rrugetimit te tij mbledhe edhe shume dege te tjera.
- Paragjykimet ta skllaverojne shpirtin, ta bllokojne arsyen.
- Trimeri + guxim + besnikeri + ndershmeri + dituri + mençuri = burreri.
- Te jeshe i verber e te mos shohesh eshte normale, por te shohesh nje te keqe e te shtiresh si i verber, eshte e papranueshme.
- Kur hyn brtenda interesi, miqesia del jashte.
- Lakmia gjithmone te le te uritur.
- Edhe djalli eshte i zgjuar, por zgjuaresia e tij quhet djallezi.
- Deshtaku nuk e duron suksesin e tjetrit. Deshatket jane shkaterrimtare te mire, por ndertues shume te keqinj.
- Nje fjale eshte poezi, dy fjale jane proze.
Philadelphia, 9 dhjetor 2017
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.