Uashington, 3 shkurt 2023 – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili gjendet në vizitë në SHBA, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se me z. Escobar e ka vlerësuar mbështetjen e Kosovës nga SHBA-të. Ai ka theksuar se SHBA është aleate strategjike e Kosovës.
“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti.
(r.m.)