Hovenier: Armët që u përdorën në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë nuk mund të sigurohen në tregun lokal

Prishtinë, 12 tetor 2023 – “Shtetet e Bashkuara të Ametikës do të marrin masa (ndaj Serrbisë) pasi të vërtetohet se kush qendron pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Veriut të Kosovë”.

Kështu ka thënë Ambasadori i Shteteve të Bashkara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Zërin e Amerikës që do të transmetohet sot (e enjte).

Ndër të tjera, ambasadori Hovenier ka thënë se armët që janë përdorur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë është e pamundur të blihen në tregun lokal.

“Individët që e kryen sulmin kishin armë që nuk mund të blihen në tregun lokal. Duhet një formë strukture shtetërore që t’i ofrojë ato”, ka thënë ai.

Ambasadori Hovenier ka ritheksuar kërkesën që Serbia të bashkëpunojë pa kushte me institucionet ndërkombëtare për ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe për vënien e autorëve para drejtësisë.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë detyrimet që i kanë marrë përsipër memarrëveshjen e Brukselit  dhe me Aneksin e Ohrit.

“24 shtatori tregoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe se duhet ecur përpara urgjentisht me arritjen e mirëkuptimit të përbashkët se si të zbatohen plotësisht në mënyrë efektive detyrimet që janë marrë përsipër nga Kosova dhe Serbia, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër. Zbatimi i saj është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës”, ka thënë ai.

(r.m.)