Hovenier e mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin e Deçanit

Prishtinë, 24 mars 2024 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Manastirit të Deçanit ia njeh të drejtën e pronës për 24 hektarë tokë e pyll.

Ambasadori Hovenieri ka thënë se ky vendim e demonstron përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe p٥r pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar përpara këtë”, ka shkruar ambasadori Hovenier në platformën “X”.

(r.m.)