Prishtinë, 10 shkurt 2023 – Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën dhe SHBA-të mbështetësin këtë propozim.
Hovenier e ka bërë këtë deklaratë duke shpërndarë në Twitter postimin e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën, pasi ne e mbështesim integrimin e plotë të saj në strukturat euro-atlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hovenier.
We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023
Chollet, në postimin e tij, ka njoftuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me telefon, me ç’rast ka thënë se e mirëpret vendimin për pranimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot. Ne e mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet në Twitter.
(r.m.)