Hovenier: Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Prishtinë, 29 maj 2023 – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.

Ai tha për “shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën” e ndarë edhe me Presidenten e Kosovës,  Vjosa Osmani, me  të cilën u takua të hënën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton moshyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, tha ai.

Rapprrtohet se në takimin e ambasadorit Hovenier me presidenten Osmani ka marrë pjesë edhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Para se të takohej me Presidenten Osmani, ambasadori Hovenier, bashkë me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, u takuan me kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe të Zveçanit, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, të cilët janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në takim ishin ftuar të merrnin pjesë edhe kryetari i Mitrovisë së Veriut, Erden Atiq, dhe kryetaru i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por ata nuk morën pjesë në takm, ër arsye të panjohura. Hovenier konfiimoi se ata të dy e kishin pranuar ftesën për takim.

Të hënën në mëngjes, grupe të serbëve janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në protestën kundër udhëheqjes së këtyre komunave me shumicë serbe nga kryetarët e rinj, të gjithëë shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bjkotuan nga serbëët.

Në hapësirat rreth ndërtesave të komunave janë vendosur forca shtesë të policisë së Kosovës dhe të misionit paqeruajttës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth ndërtesave janë vendosur edhe barriera metalike dhe teele  gjemborë,  për të parandaluar hyrjen me dhunë të protestuesve brenda në ndërtesa.

Në Zveçan protestueesit kanë provuar të hyjnë me dhunë nëë ndërtesë,  por janë zbrapsur nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët janë detyruar të përdorin edhe sprej lotëësjellës.

Në Leposaviq dhe në Zubin Potok nuk ka pasur përpjekje të protestuesve për të hyë me forvë në ndërtesat e komunave.

Udëheqësit e Listës Serbe, partisë që kontrollohet nga Beogradi, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e KFOR-it që të mos e pengojnë hyrjen e punëtorëve të komunave paralele serbe në ndërtesat komunale. Pasi nuk e kanë arritur  këtë qëllim, ata kanë shtruar dy kushte për shpërndarjen e protestuesve: kryetarët e rinj të komunave, konsiderohen jolegjitimë, të mos lejohen të hyjnë më në zyrat e komunave, dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen plotësisht nga pjesa veriore e Kosovës.

Sipas raportimit të medies, numri i protestuesve të mbledhur para ndërtesave komunale ka ardhur duke u zvogëluar me kalimin e  kohës, por nuk ka  shenja se protestuesit do të shpërndahen plotësisht.

(r.m.)