Hovenier: Kosova mbetet kampione për lirinë e besimit

Prishtinë, 23 mars 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës për iftarin e parë të këtij Ramazani.

Ambasadori Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se Kosova dhe Amerika kanë si vlerë të përbashkët një vlerë të rëndësishme siç është ajo e lirive fetare.

“Kam nderin t’i bashkohem familjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në darkën e Iftarit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione për Lirinë Fetare, njërës nga vlerat shumë të rëndësishme që ndajnë dy vendet tona, SHBA-të dhe Kosovën”, ka shkruar ai.

 

Dita e enjte ishte dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Agjërimi është obligim i besimtarëve  muslimanë gjatë këtij muaji, i cili konsiderohet  si muaj i solidaritetit me të varfërit dhe fatkeqët.

Të mërkurën , autoritetet e Kosovës ua uruan Ramazanin besimtarëve muslimanë në Kosovë.

(r.m.)