Prishtinë, 20 mars 2023 – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sërish për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të deklaruar nga të dyja palët të shtunën, në takimin e Ohrit.
Hovenier ka thënë se për SHBA-të është e rëndësishme që ka dakordim për këtë çështje, kurse kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje që të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standard: kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier.
“Pritjet e SHBA-së mbeten të njëjtat. Duhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe atë për Asociacionin”, ka shtuar ai.
Ambasadori Hovenier, në një postim në Twitter, ka shkruar se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se për SHBA-në është pak e rëndësishme se si është arritur marrëveshja, pasi është me rëndësi që ajo është arritur.
Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.
(r.m.)