Hovenier: Menzies ishte avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 28 mars 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka cilësuar si avokat të palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ambasadorin John Menzies, i cili u nda nga jeta të dielën, më 27 mars.

“Vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar ambasadorit John Menzies. John ishte avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues, ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

Ambasadori Menzies ka qenë shefi i parë i misionit diplomatik amerikan në Kosovë. Në vitin 1999, kur ai ka shërbyer në Kosovë, misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë nuk  e kishte ende statusin e ambasadës, për shkak se Kosova nuk ishte ende shtet i pavarur. Menzies ishte diplomati me gradën më të lartë që kishte shërbyer nëKosovë deri atëherë.

(r.m.)