Prishtinë, 24 shtator 2024 – Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, disa ministra të Qeverisë së Kosovë dhe ambasadorë të disa vendeve në Kosovë, ka bërë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në Samadrexhë të Vushtrrisë, të martën, në njëvjetorin e vrasjes së tij nga grupi paramilitary serb në Banskë të Zveçanit.
Ambasadori Hovenier ,në një postim në platformën “X”, ka thënë se SHBA-ja pret që personat e përfshirët në sulmin e Banjskës të mbajnë përgjegjësi.
“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë.
Shtetet e Bashkuara përsëritin thirrjen e saj dhe presim që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Hovenier.
(r.m.)