Prishtinë, 19 mars 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, e ka quajtur të rëndësishme pajtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e marrëveshjes.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier.
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023
Ai ka shpërndarë edhe postimit e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, ku thuhet se dy shtetet duhet të nisin menjëherë të implementojnë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve.
The United States welcomes and supported the successful EU-brokered talks between Kosovo and Serbia today in Ohrid, North Macedonia. Both countries should immediately begin to implement their Agreement to Normalize Relations. https://t.co/6xhpx0xBOG
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) March 19, 2023
(r.m.)