Dy fëmijë kanë humbur jetën gjatë djegies së një banese në fshatin Ujz, Gjakovë
Dy fëmijë, një i moshës 12 dhe 13 vjeçarë kanë vdekur sot në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës pasi shtëpia ishte përfshirë nga zjarri.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.
“Rreth orës 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK.
Gjakovë një objekt është përfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipin e zjarrfikësve kane arritur ne vendngjarje.
Dyshohet qe brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrfikësve janë duke bere përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrfikëseve dyshohet se brenda gjinden dy persona të karbonizuar( djegur).
Ne vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit”, tregon Gjurkaj
Dy fëmijët i përkasin moshave 10 dhe 13 vjeç.
Zjarri ka shpërthyer papritur në banesë dhe fëmijët nuk i kanë mbijetuar dot flakëve.
rtk