I dënuari me burg të përjetshëm reklamon perimet e kultivuara në oborrin e burgut

Shkup, 23 korrik 2022 – Demë Shehu nga Juniku, anëtar i Grupit “Kumanova”, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, ka publikuar disa fotografi nga kopshti brenda hapësirave të burgut ku është duke e vuajtur dënimin, në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Facebook, Shehu e ka quajtur Maqedoninë e Veriut “tokë shqiptare”.

“Se kjo tokë është Shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve.

Kjo tokë e bekuar Shqiptare, e ka ngjajshmërin me fushat e Myzeqes!

“Kudo që të jemi, kurrë nuk do të rreshtim së mbjelluri farat e çlirimit të tokave tona Ilire-Arbërore-Shqiptare!”, shkruan Shehu.

This image has an empty alt attribute; its file name is Deme-Shehu-postimi-nga-burgu-496x400.jpg

Pjesëtarët e këtij grupi janë akuzuar për veprën penale terrorizëm. Shtatë prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm: Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bekë Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

(r.m.)