Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both
Pyetje nga lexuesi:
Kur aplikimi që i pata paraqitur emigracionit, nuk m’u aprovua në vitin 2015, më deportuan nga Shtetet e Bashkuara. A egziston ndonjë mënyrë për t’u rikthyer aty? Vajza ka lindur në SHBA dhe në qershor të këtij viti (2022) mbush 21 vjeç. Më kanë thënë që vajza mund të m’i bëjë dokumentat, por për shkak të deportimit, mund të më dalin probleme.
XH
Vlorë
Po, është e mundur, por varet nga faktet që keni parashtruar në çështjen e mëparshme të emigracionit si dhe nga përmbajtja e njoftimit për deportim. Shumica e njerëzve që janë deportuar me vendim të një gjykatësi emigracioni nuk duhet të futen në SHBA për një periudhë dhjetë vjeçare. Nëse vajza juaj paraqet peticionin për bashkim familjar me ju (formulari I-130) përpara se të mbushen 10 vjetët e periudhës së pritjes, mund të kërkoni leje për të aplikuar për t’u rifutur në Shtetet e Bashkuara. Dikush që ka pritur derisa ka mbaruar periudha 10 vjeçare e pritjes, sipas rregullit në fjalë, nuk shihet më si dikush që nuk mund të hyjë në SHBA dhe si rrjedhim nuk duhet të paraqesë kërkesë për të aplikuar për t’u rifutur. Gjithsesi, nëse personit nuk i lejohet të hyjë në SHBA për arsye të tjera si veprimtari kriminale në të kaluarën, atëherë ai ose ajo mund të nevojitet të paraqesin edhe një lloj tjetër lejeje.
Nëse jeni jashtë shtetit dhe zyrtari konsullor i SHBA-së ka vendosur që, për shkak se nuk ju lejohet të hyni në SHBA, nuk kualifikoheni për vizë emigruese ose vizë joemigruese K ose V, atëherë mund të paraqisni një aplikim për waiver of Inadmissibility (kërkesë faljeje, që t’ju hiqet pengesa për t’u futur në SHBA). Kjo lloj kërkese për falje është e nevojshme për ata përsona të cilëve nuk u lejohet të hynë në SHBA. Nëpërmjet tyre kërkohet që personit që e ka paraqitur kërkesën t’i falen arsyet për shkak të të cilave nuk mund të hyjë në SHBA. Mes arsyeve në fjalë përfshihen vepra penale, shkelje të ligjeve të emigracionit si dhe prania e paligjshme në SHBA. Nëse ju kanë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe përveç një kërkese waiver of Inadmissibility, ju duhet dhe leja për të riaplikuar që të hyni në SHBA, mund t’i paraqisni këto dy kërkesa së bashku, pra lejen për t’u rifutur në SHBA së bashku me waiver-in.
Ky ndryshim mund të vlejë për ata që gjenden jashtë Shteteve të Bashkuara dhe po paraqesin:
• Formularin I-601, Application for Waiver of Grounds of Inadmissibility
• Formularin I-212, Application for Permission to Reapply for Admission to the United States after Deportation or Removal (nëse është e nevojshme, paraqitet së bashku me Formularin I-601)
Aplikimi dhe Proçesi i Vendimmarrjes:
- Keni bërë intervistën për vizë emigruese apo joemigruese (K ose V) nga Departamenti i Shtetit, pranë ambasadës apo konsullatës amerikane dhe i keni përmbushur kërkesat e paraqitura nga zyrtari konsullor.
- Zyrtari konsullor ka vendosur që nuk i përmbushni kriteret për vizë për shkak se nuk ju “pranojnë” të futeni në SHBA.
- Zyrtari konsullor ju ka informuar që përmbushni kriteret për të paraqitur një waiver, pra për të bërë kërkesë që t’ju falen/t arsyet apo arsyeja e “mospranimit” në SHBA.
- Dërgojini USCIS-it Formularët I-212 dhe I-601, nëse është e nevojshme. Ju lutem kontrolli adresat ku duhen dërguar në https://www.uscis.gov/i-212 dhe https://www.uscis.gov/i-601 ose shpjegimet e formularëve për listën e detajuar të vendeve ku duhet të postoni formularët tuaj. Formularët I-212 dhe I-601 duhen dërguar në një adresë në SHBA edhe nëse ndodheni jashtë Shteteve të Bashkuara.
- USCIS shqyrton aplikimin (-et) tuaj (a) dhe njofton si ju ashtu edhe zyrën konsullore për vendimin.
- Nëse ju hidhet poshtë ju mund të apeloni vendimin ose të kërkoni një mocion për rihapje në mos rimerrni në konsideratë vendimin me formularin I-290B.
Mund t’ju lejohet të dërgoni formularin apo formularët tuaj në një zyrë ndërkombëtare të USCIS-së nëse përmbushni ndonjë nga përjashtimet e shtruara në uebsajtin e USCIS-it.
Ja disa nga këto përjashtime:
- Emergjenca mjekësore: Nëse aplikuesi apo anëtari i kualifikuar i familjes po përballet me një problem urgjent mjekësor që kërkon udhëtim të menjëhershëm. Këtu hyn edhe situata ku një peticioner ose një përfitues është shtatzënë dhe vonimi i udhëtimit për shkak të kohës që do të duhej për një shqyrtim të përshpejtuar nga NSC mund të shkaktojë një rrezik shëndetësor apo vuajtje të skajshme për nënën apo fëmijën;
- Kërcënime ndaj sigurisë personale: Personi që kërkon waiver apo një anëtar i kualifikuar i familjes po përballet me një rrezik aktual ndaj sigurisë personale;
- Afër kufirit përjashtues të moshës: Një përfitues është vetëm disa javë larg moshës që skualifikon si të zgjedhshëm për vizë;
- Adoptimi i një fëmije: Një peticioner që ka adoptuar një fëmijë në lokalitet dhe ka një nevojë urgjente për t’u larguar nga vendi.
Informacione shtesë për zgjedhshmërinë apo aplikimin me formularët I-601, I-212, apo I-290B, Njoftim për Apel ose Mocion, janë në dispozicion në udhëzimet e përdorimit të çdo formulari në faqen e USCIS-së në internet. Nëse banoni në Shtetet e Bashkuara, mund të keni të drejtë të kërkoni një waiver për një prani të përkohshme të paligjshme përpara se të niseni për intervistën tuaj të vizës jashtë vendit. Për më shumë informacion, vizitoni: www.uscis.gov/provisionalwaiver
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]