I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi

Prishtinë, 18 mars 2025 – Mijëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të martën pasdite në Brojë të Skënderajt. Gjatë cereminisë varrimit, arkëmorti I tij ishte mbuluar me Flamurin e Kosovs dhe me \flamurin Kombtar Shqiptar.

Në ceremonitë mortore mungoi i biri, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në njwsinw e Gjykatws Speciale nw Hagë. Por nga Haga, ai dërgoi njw mesazh lamtumire dhe një kurorë lulesh.

“Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”,  thuhet në mesazh.

This image has an empty alt attribute; its file name is Mesazhi-i-Hashim-Thacit-per-babain-e-tij-640x400.jpg

Djali i ish-presiderntit Thaçi, Endriti, mbajti një fjalim emocionues në mbledhjen komemorative për gjyshin e tij. Ai tha se gjyshi i tij e përballonte më lehtë sëmundjen e tij se sa mungesën e të birit, Hashimit, që gjendet në paraburgim në Hagë.

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve”, tha ai.

Endriti tha se gjyshi Haxhi besonte fuqishëm se aktakuza ndaj të birit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së është e padrejtë

“Ai u mbijetoi të gjitha vuajtjeve nëpër të cilat kaluam si popull. Por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia”, tha ai dhe shprehu keqardhje që babai i tij, Hashimi, nuk u lejua t’ia japë lamtumirën e fundit të atit.

“Fatkeqësisht, babin nuk e lejuan t’ia japë lamtumirën e fundit, bashkë me ne sot, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, theksoi ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Endrit-Thaci-ne-mbledhjen-komemorative-per-gjyshin-e-tij.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila kryesoi një delegacion të institucioneve shtetërore të Shqipërisë, shprehu gjithashtu keqardhje që ish-presidenti Thaçi nuk mundi të marrë pjesë në përcjelljen e fundit të babait të tij. Ajo tha se mungesën e Hashim Thaçit në përcjelljen e babait të tij sot e plotëson paksa prania e “gjithë shqiptarisë”.

This image has an empty alt attribute; its file name is Varrimi-i-Haxhi-Thacit-640x400.jpg

“Baca Haxhi në vend të Hashim kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria e nga shqiptaria. Të kam sjellë dhe një dorë nga dheu i Shqipërisë”, tha Spiropali.

Edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, shprehu keqardhje për mungeswn e ish-presidentit Thaçi në përcjelljen e fundit.

“Me këtë rast shprehim keqardhjen tonë për padrejtësitë e mëdha që janë duke iu bërë çlirimtarëve tanë. Fatkeqësisht, sot edhe djali i tij, ish-presidenti, nuk u lejua të jetë I pranishëm në përcjelljen e fundit të babait të tij”, theksoi ai.

(r.m.)

Comment

*