I tha vdekjes, “Të sfidoj!” I tha hasmit, “nuk më tremb!”

Bisedë me znj.Shpresa Sinani nënën e dëshmorit të UÇK-së Visar Sinani

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

“Nënë dhe Baba, Unë sot mora dëftesën e klasës së dytë dhe notat janë ashtu si deshët ju. 

Kam sukses të shkëlqyer! Por unë do të iki në mal, se më thërret Atdheu!

Mirupafshim në Liri- Visari”!

Biri juaj i lavdishëm Visari vdiq duke luftuar dhe i kënduar Lirisë, kam qenë shumë e impresionuar kur kam lexuar jetën e tij.  Cilat janë disa nga kujtimet për djalin tuaj kur mori pushkën dhe doli për Liri?

Në vitin 2001 kur krisën pushkët për Lirinë në Maqedoninë e Veriut, Visari sapo e kreu vitin e dytë të shkollës së mesme medicinale – drejtimi për teknik të dhëmbëve.

Unë në punë në arsim kisha detyrimet në shkollë dhe Visari e bënte punën praktike dhe duhej t’i merrte notat.

Një ditë kthehem nga puna dhe pres Visarin të kthehet nga shkolla, por ai nuk u kthye!  E kërkova në lagje, e thirra babën e vet në Prishtinë, Ramadan Sinani dhe i lajmërova se djali nuk është kthyer në shtëpi! Por,shumë vonë ,hyra në dhomë dhe në bibliotekë e gjeta një letër ku shkruante: “Nënë dhe baba, unë sot morra dëftesën e klasës së dytë dhe notat janë ashtu si deshët ju.  Kam sukses të shkëlqyer! Por unë do të iki në mal, se më thërret Atdheu!

Mirupafshim në Liri- Visari”!

Ai i mbushi 17 vjet te Gurri i kuq i fshatit Sellcë dhe aty e festoi ditëlindjen!

Shokët më të vjetër të tij më thërrisnin në telefon duke më thënë se është shumë i ri, por nuk kish forcë, që mund ta kthente!  Ishte trim me një trup të gjatë dhe të mbushur! I ndihmonte çdo kujt kur kish nevojë, veçmas në vitin 1999, kur krisi Lufta në Kosovë dhe vëllai i tij i dytë Betim Sinani u kthye nga Gjermania në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet e nevojshme!

Të dy ishin bashkë sërish me vëllain Betimin me pushkë në dorë për të kërkuar Lirinë e cunguar! Mori forcë dhe u kalit dhe me vehte thoshte:  “Unë do të hakmirrem për gjithë ju, se u rritet me problemet e shqiptareve gjithandej! Vëllai i madh i Visarit, Arsimin policia e pat marrë dhe rrahur aq shumë në Tetovë e Shkup për 24 orë në Autokomandën në Shkup dhe pastaj e kishin hudhur me gjysë shpirti në hyrje të Tetovës! I ndigjonte bisedat tona, se gjyshi nga nëna profesor Qerim Arifi, kish qenë tre vite në burg në burgun Idrizovë të Shkupit! Axha doktor shkencor , Sulejman Arifi 5 vite burg, babai i vet Ramadan Sinani 2 vjet burg në vitin 1968! Nëna në polici 6 orë dhe në gjykatën e Shkupit në vitin 1968 si dëshmitare, sepse ia kishin gjetur një letër në Beograd, që ia kishte çuar një shoku për padrejtësitë ndaj shqiptarëve, ndërrimin e emrave të shkollës së Skenderbeut në Xhepçisht me emrin Liria, edhe pse për shqiptarët s’kishte Liri. Visari na thoshte: “Unë kur të rritem do të hakmirrem për të gjithë ju, për padrejtësitë dhe përndjekjet e gjithë antarëve të familjes”!

Ai i tha vdekjes, “Të sfidoj!” I tha hasmit, “nuk më tremb!” Dhe i vdekur, jam në këmbë!” te shkruara nga poeti:  Si u përballë Visari me sllavomaqedonasit kur luftoi në fshatin Brodec të Malësisë Tetovës?

Ai, Visari i tha vdekjes “Të sfidoj”!

I tha hasmit “ nuk më tremb” “Dhe i vdekur jam në këmbë “

Në fshatin Brodec të Malësisë së Sharrit kishte ardhë nga Prishtina,,sepse atje studjonte drejtësinë në Universitetin e Prishtinës! Nuk u pajtua kurrë,edhe pse e larguam të studiojë atje, por ai edhe më thellë kishte hyrë në jetësimin e Lirisë së plotë dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, sepse puna kishte mbetur përgjysmë ! Më ka thirrë një natë në celular dhe më thotë më ço pak tesha më të trasha, se Prishtina është e ftoftë.

Unë i çova do tesha dhe sërish më thirri dhe më thotë : a ke dru në shtëpi?  Diçka më therri në zemër se zërri m’u duk se është afër!

Një ditë erdhi të më takonte dhe të merrte bekimin nga nëna, por unë kisha shkuar t’a merrja mbesën nga shkolla nuk u takuam, por i pashë gjurmët e çizmeve ushtarake dhe i kishte ndezur dritat e oborrit! Nuk u takuam!

Cfarë kujtoni në momentet e fundit të Visarit, kishit komunikim dhe si e morët vesh rënien e tij heroike?

Katër ditë pas luftës në Brodec, ku nga toka, ajri 4000 mercenarë e policë i rrethojnë dhe u shterën lajmet dhe asnjë zë nga Visari! Gjersa pastruan gjurmët e krimit dhe terrenin nga luftimet nuk pipëzinte as zogu, vetëm partitë që ishin në pushtet PDSh dhe vizitat e partisë BDI ishin lajmet e vetme!

Një natë në ora 24 më erdhi një lajm,që duhet të largohem nga shtëpia dhe e ngrita mbesën Ilirida nga gjumi dhe nga një rrugë dytësore shkova te kushërira për t’u strehuar dhe të nesërmen shkova te vëllau! Në mbrëmje gjithë shokët e lagjes ishin mbledhur e kishin ardhë në shtëpi sepse kishin lajmëruar në TV se kush janë vrarë në aksionin e Stuhisë Malore!

Tregojne se ai ishte një djalë guximtar, trim e sypatrembur për Atdheun, ndërkohëmijë ai u regjistrua në shkollën e muzikës për piano, cilat kanë qenë ëndrrat e tij?

Visari ishte djalosh trim,syri nuk i trembej fare! Kish një trup si selvi dhe i lartë si ushtar trim! Një djalosh shumë i zgjuar, i bukur dhe shumë i shkathët! Krahas shkollës fillore kish ndjekur dhe shkollën e ultë të muzikës dhe instrument kish zgjedhur pianon! Pas shkollës fillore të muzikës u regjistrua në shkollën e mesme të mjekësisë! Pas kryerjes së shkollës së mesme u regjistrua në Fakultetin e drejtësisë në degën e kriminalistikës! Pas luftës e shihte dhe e ndiente se ushtarët u lanë pas dore dhe nuk i risocializuan ushtarët! Por ja që nuk arriti t’i kryejë, ëndrrat i mbetën përgjysmë…

Bashkëshorti juaj prof. Ramadan Sinani ka dhësim në gjimnazin e Tetovës, cilat kanë qenë disa nga pengesat në procesin arsimor nga sllavomaqedonasit? Luftën patriotike të bashkëshortit tuaj si e përshkruani?

Bashkëshorti im Ramadan Sinani nuk iu lejua të punojë në Maqedoni, sepse kishte qenë i dënuar politik i Demonstratave të vitit 1968. Ai shkoi dhe u punësua në Kosovë, në qytezën e Vitisë si profesor i Gjuhës Shqipe dhe i latinishtes, por edhe prej aty e nxorrën dhe e larguan nga procesi i arsimimit, pas letrës së Titos,se asnjë i burgosur nuk guxon të punojë në arsim dhe u punësua si përkthyes simultant në Kuvendin e Komunës së Prishtinës! Aty punoi 18 vjet dhe në vitin 1990 i larguan të gjithë shqiptarët nga punët shtetërore dhe u kthye në Tetovë.  Disa vite mbeti pa punë, por hyri në një televizion privat TV Art.  Pastaj filloi të demokratizohet situata në Maqedoni dhe u pranua në gjimnazin e Tetovës, ku para burgimit kish punuar disa muaj në vitin 1968.

Pastaj filluan nismat për një universitet shqiptar në Tetovë,u formua Bashkësia Kulturore Shqiptare, Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë dhe shumë asociacione të ndryshme dhe ishte shumë aktiv! Pas themelimit të UT u emërtua profesor, sepse kishte titullin e masterit në Prishtinë! Pas shumë mundimeve filluam të jetojmë bashkë me tre çunat: Arsimin, Betimin dhe Visarin!

Ju keni qenësuese në Tetovë, cilat janë disa nga sfidat që u përballët me regjimet e ndryshme nën Jugosllavinë?

Po vështirë, mbijetova ,që të mbes në procesin arsimor, me shume sfida ndjekje e përndjekje edhe për shkak të babës dhe burrit, por me punë titanike mbeta në punë!  Një letër që i kisha dërguar në Beograd një shokut, kisha shkruar për shumë padrejtësi që u bëhen shqiptarëve këtu pasi edhe kisha marrë pjesë në Demostratat e 1968-ës, atëherë me të dashurin tim R.S. dhe kështu ca kolege maqedonase në një mbledhje më paraqitën si pjesëmarrëse në demostrata dhe duhej të më largonin nga puna! Më morën prej mësimit 6 orë në polici, bastisën shtëpinë me pretekst se e kërkojnë përgjigjen e letrës nga Beogradi.  Kështu me shumë halle, por me punë të madhe, nxënësit e mij ishin më të mirët, testuan vetëm klasën time në gjuhën shqipe, maqedone, muzikë dhe dituri shoqërie që të shohin a e përmendin nxënësit Kosovën, Shqipërinë, këngët e mësuara, si përmendin emrat e qyteteve shqiptare etj.etj.

Babai dhe burri ishin ata që më mbajshin gjallë duke thënë: babai “bijë ky shtet dhe pushtet don të të plandosë në tokë, mundohu me patina të rrëshqasish mbi akull, por të mos rrëzohesh”!

Ndêrsa burri më merrte me telefon dhe thoshte:  “grua : vishu bukur, kokën lart dhe në punë”!

Kështu unë u bërra një mësuese e denjë dhe një grua e forte, përballë një pushteti të egër !

Visari veshi uniformën e UÇK-së cili ka qenë impresionimi I parë kur e ke parë veshur me rrobat e UCK-së?

E dijsha se fëmijtë e mi të gjithë i kishim edukuar për atdhedashuri ndaj gjuhës, historisë ndaj Shqipërisë Natyrale dhe besojsha se nuk do t më korritin do dalim fitimtarë, se e duam shkollën, arsimin dhe barazinë si të gjithë në botën civilizuese dhe demokratike!

Takimin e bëra në kohë lufte me fëmijët e mij dhe shokëve tjerë luftëtarë, sepse edhe unë punoja në logjistikë dhe kam marrë mirënjohje edhe nga Kosova edhe nga shtabi nga Shipkovica dhe Lidhja E Gruas Shqiptare nga Prishtina, gjegjësisht nga Flora Brovina!

Një ditë me profesor Hamdiun dhe Mamudijen shkuam në Xhermë ti vizitojmë djemtë ushtarë të U Ç K- së!  Kur e pashë Betimin me një kalë vinte nga kalaja ku kish çuar ushqimin dhe armë në Kala, pastaj Visari, Argjentin dhe Arditin u stepa se ishin dobësuar,  Visari 18 kilogram dhe gjithë armë nëpër trup, që kur s’kishin parë me sy, por atdhedashuria e bëjka të veten!  Moralisht ishin shumë të fortë se do vjen fitorja dhe prof.Hamdiu i puthte në ballë nga gëzimi!

U strehuan te shtëpia e mësues Lahit dhe pritshim të vinte Visari nga Sellca! Takim plot mall, por krenare me punën dhe veprën që bënë ata!

Visari sic ka emrin mbetet Visar i Kombit, ndonëse shkoi në përjetësi për të ngelur i gjallë. Ai vazhdon të frymëzojë brezat përfshirë dhe mua që po ju intervistoj si në, si mësuese, si heroinë e djemve tuaj dhe e të gjithëve ne qe jemi me gjak shqiptari. Cilat janë disa nga takimet tuaja në përkujtim të Visarit dhe të gjithë ushtarëve të UCK-sër Atdhe?

Visari mbeti në gjerdanin e visarëve të kombit shqiptar.  Në momentin që u ballafaqova me humbjen e Visarit unë vendosa të bëhem një nënë e fortë dhe stoike dhe mos të dorëzohem dhe të jem prore verikalisht para popullit tim dhe me kokën lart!

Sepse Visari para se të shkojë në altarin e Lirisë më thirri në telefon dhe më tha:  “Nënë ,unë misionin e kreva me nderë, nuk të kam koritë, por ti vec duhet të bëhesh një nënë e forte”!

Asgjë s’ dua nga Ti, vetëm të bëhesh e fortë dhe ta vazhdojsh misionin tënd!  Dhe unë nga ai moment jam betuar se do të bëhem e forte, se ti Visar deshe ashtu, dhe amanetin do ta çoj në vend!  Ai sakrifikoi rininë e vet në mal me 23 vjet dhe çka më mbetet mua, përveç se ta vazhdoj misionin që ka mbetë përgjysmë, simbolin e unitetit dhe pajtimit kombëtar dhe ti frymëzojë njerëzit edhe me këtë dhimbje të madhe, të mbijetoj!

Të jem një nënë e fortë dhe e denjë siç e kërkon vendi dhe kuvendi!

rlotni shumë kur ju shoh me lule në duar para varrit të birit tuaj dhe shkruani në mediet sociale si: Buqetë e freskët, nga nëna për ty, sot!

Jo vetëm juve ju përlot, por kushdo që vjen te vendprehja e Visarit përlotet, por unë nuk qaj,por mendoj çka do flas, çdo përvjetor dhe ruaj krenarinë e veprës së tij dhe shokëve të tij!  Shkruan edhe në Lapidar:  “Edhe kur bie çohem, kurrë nuk dorëzohem”!

E bëj kopsht me lule dhe shkoj aty në qetësi meditoj dhe kujtoj Visarin dhe shokët e tij!  Lexoj vjersha dhe pëshpëris:  “Visar!  Nëna e mban dhe do t’a çoj në vend amanetin”!

Cila është familja juaj dhe përpjekjet tuaja për jetën dhe 2 djemtë e tjerë?

Familja ime e ngushtë janë dy djemtë e mij Arsimi dhe Betimi.  Arsimi është doktor profesor i letërsisë dhe gazetarisë dhe punon në Universitetin e Prishtinës.  Gruaja e tij Arlinda Hasani S. ( nusja) është ekonomiste e diplomuar dhe punon si drejtoreshë në një bankë të Tetovës! Ata kanë dy fëmijë : Jonin student i vitit të dytë të arkitekturës në Prishtinë dhe Rroni viti i parë në gjimnazin e Tetovës.  Arsimi ka tre vepra të botuara!

Ndërsa Betimi e mori degën e Visarit juridikun në Prishtinë dhe Albona Megjuani S. (nusja) ekonomiste e diplomuar, kanë tre fëmijë, Iliridën e cila ka kryer marketing menaxhment, Visari, Juniori, klasa e katërt dhe Gaia fëmijë 8 muajshe.  Jetojnë në Gjermani!

Unë jam pensioniste nga arsimi qe 17 vjet!  Burri ka qenë profesor i letërsisë shqiptare me titull magjistër dhe poet dhe ka 7 vepra të botuara!

Ju faleminderit dhe lavdi veprës së birit tuaj Visarit dhe gjithëUCK-së!

Ju faleminderit mësuese Shpresa dhe jetë të gjatë!

5 tetor, 2022

Staten Island, New York

TROKISNI MBI FOTOGRAFI PËR TA ZMADHUAR