I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës në Mitrovicën Veriore

Prishtinë, 17 shtator 2024 – Një shtëpie në lagjen Kodra e Minatorëve në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është banuar me shumicë serbe, I është vënë zjarri në orët e para të ditës së martë, bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lajmin e konfirmoi edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i cili tha se zjarri është fikur nga patrulla dhe se zjarri ka shkaktuar dëme në derën e hyrjes së shtëpisë. Ai tha se dyshohet se zjarri është shkaktuar me koktej molotovi.

“Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe se ky zjarr është shkaktuar nga një koktej i molotovit”, tha Elshani.

Ai tha se policia është duke punuar në ndriçimin e rastit.

Ministri Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se shtëpia që ka qenë shënjestër ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike. Ai e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nxitje të mosdurimit etnik në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të vendit.

“Vuçiq ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij”, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se Prewsidenti serbe “eka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”.

Në këtë pjesë të KOsovës, të bnanuar me shumicë serbe, kanë funksionuar me vite struktura paralele të Serbisë. Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e Kosovës i mbyllën disa prej tyre, sepse kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës. Ky veprim është dënuar nga Beogradi zyrtar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka cilësuar si veprimn të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkakton tensione ndëretnike në këtë pjesë të vendit. Ajo kërkon nga Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri t’i trajtojë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës thotë se veprimet e saj kanë për qëllim shtrirjen e rendit dhe ligjit dhe i hedh poshtë kritikat se me këso veprimesh nxit tensione ndëretnike në Kosovë. Ajo thekson se tensionet në veri i shkakton Serbia, me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë e në mbarë rajonin, me mbështetjen e Rusisë, e cila përpiqet të shtrijë ndikimin në rajon.

(r.m.)