IKD: Qeveria nuk ka nisur ende trajtimin e vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Skemat Pensionale

Prishtinë, 22 prill 2023 – Instituti i Kosovës për Drejtësisë (IKD) ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka nisur ende të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Më 30 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti në lidhje me nënparagrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, (Barazia para Ligjit), dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Ndalimi i Diskriminimit dhe Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit).

Gjykata kishte urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë që brenda gjashtë muajsh, jo më larg se më 15 korrik 2023, të përfundojë procesi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit.

IKD-ja bën të ditur se ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale nuk është përfshirë fare në programin legjislativ të qeverisë për vitin 2023.

Po ashtu përkujton se gjatë fushatës zgjedhoreë të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar reformimin e skemës pensionale.

“Një reformë pensionale, ishte premtuar në fushatën elektorale të vitit 2021 nga partia që aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin, por e njëjta nuk është inicuar përkundër faktit që kanë kaluar dy vite të Qeverisë Kurti 2 dhe përkundër faktit që bartësit e këtyre dy institucioneve, janë në dijeni për mohimin e të drejtës në pension kontributdhënës për mijëra qytetarë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

(r.m.)