Tiranë, 7 janar 2025 – Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili gjendet në paraburgim, është paraqitur të martën në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe lrimit të Organmizuar, SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth 2 orë si person nën hetim .
Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Genc Gjokutaj, bëri të ditur se z. Meta është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me lobimin në Amerikë.
“Sot në orën 10 e gjysëm ishte planifikuar pyetja e Metës nga prokurori Kllapi dhe oficeri Maksim Bejko. Në fakt pyetja filloi me një kërkesë të Metës i cili donte të dinte ç’bëhet me kallëzimin e rrëmbimit të masës së sigurimit më 21 tetor. Por prokurorët thanë që kjo çështje nuk është caktuar atyre për objektivitet janë caktuar të tjerë. Sot u pyet për lobimin në Amerikë”, tha Gjokutaj pas përfunhdimit të seancës.
“Sot ishte vetëm Prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore dhe seanca e sotme ishte e dedikuar të paktën sepse nuk u diskutua që do pyesim për këtë apo të tjerët”, tha ai.
Gjokutaj tha se z. Meta do të intervistohet përsëri në prokurorinë e posaçme, por tash për tash nukl dihet se kur do të bëhet kjo.
“Nuk e dimë kur do të pyetët sërish, sepse është diskereticion i SPAK”, tha ai.
Gjokutaj tha se z. Meta ka bërë kërkesë për të folur me mediat, por kjo kërkesë nuk i është aprovuar nga prokuroria.
Përpara se të paraqitej në SPAK, z, Meta ka thënë se mezi po priste të takohej me prokurorët e SPAK-ut, të cilët I quajti si “kolegë të megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në continent”.
“Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Ish-Presidenti Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar dhe tani ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ilir Meta akuzohet për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
(r.m.)