Tiranë, 21 korrik 2021 – Instituti i Statistikave (INSTAT) raporton për rritje të aksidenteve rrugore në 6 muajt e parë të vitit 2021. Sipas INSTAT, në 6 mujorin e parë të këtij viti numri i aksidenteve u rrit për 32.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 875 persona të aksidentuar në trrafikun rrugor, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar ishin aksidentuar 656 persona.
Në periudhën janar-qershor 2021 në trafik e humbën jetën 105 persona, ndërsa në periudhën e njejtë të vitit 2020 e kishin humbur jetën 74 persona.
Sipas INSTAT, drejtuesit e automjeteve kanë qenë shkaktarë të shumicës së aksidenteve që kanë ndodhur në muajin qershor, ndërsa shumica prej këtyre drejtuesve kanë qenë të moshës prej 25 derinë 34 vjeç.
(r.m.)