Parashikim serioz për pasditen e datës 9 si dhe të së martës
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tregon se sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “i LARTË” rrezikut të zjarreve në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.