Inteligjenca britanike: Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në Ukrainë

Londër, 30 maj 2022 – Inteligjenca britanike ka publikuar një raport ku thuhet se forcat ruse kanë pësuar “humbje shkatërruese” në luftime me Ukrainën.

Sipas raportit, ushtria ruse ka humbur shumë oficerë të nivelit të mesëm dhe të nivelit të ulët.

“Humbja e një pjese të madhe të brezit të ri të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes ndaj komandës dhe kontrollit”, thuhet në raportin e publikuar në Twitter.

Inteligjenca britanike thekson se forcave ruse u mungon kuadri i nënoficerëve, prandaj oficerët e rinj janë udhëhequr sipas planeve të hartuara nga “oficerë të nivelit të ulët”.

Në raport theksohet se grupet taktike të batalioneve ruse ka mundësi të jenë më pak efektive, për shkak të mungesës së drejtuesve.

“Mungesa e komandantëve me përvojë të togave mund të rezultojë me rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinës”, thuhet në raport.

Të hënën u raportua se Rusia po përdor në rajonin e Kharkivit edhe bomba me vakum. Raportimet nga Ukraina flasin për intensifikim të  sulmeve të forcave ruse sidomos në Donbas, në pjesën lindore të Ukrainës.

(r.m.)