Irani s’e lejon familjen e Aminit të udhëtojë në Strasburg për ta pranuar çmimin “Sakharov”

Teheran, 9 dhjetor 2023 – Autoritetet në Iran ua kanë ndaluar familjarëve të Mahsa Aminit, të udhëtojë jashtë vendit për ta pranuar çmimin “Sakharov” të Bashkimit Evropian (BE).

Vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim shkaktoi protesta gjithëkombëtare kundër qeverisë iranianë vitin e kaluar.

Më 8 dhjetor, në aeroportin e Teheranit, Iman Khomeini, dy prindërve dhe vëllait të Aminit u ishte thënë se ata e kanë të ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit. Atyre u janë konfiskuar pasaportat.

Avokati i familjes, Saleh Nikhbakht, i cili po i shoqëronte ata, u lejua të udhëtonte.

Çmimi “Sakharov” për vitin 2023 do të ndahet më 13 dhjetor, në Strasburg.

Parlamenti Evropian ua ndau çmimin “Sakharov” për vitin 2023 Mahsa Aminit (post mortem) dhe lëvizjes “Gra, Jetë, Liri” në Iran , e cila u formua pas vdekjes së Aminit.

Nominimi i Aminit dhe lëvizjes Gra, Jetë, Liri” është “njohje e përpjekjeve të tyre të guximshme për të kërkuar të drejta për gratë”, tha David McAllister, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, kur njoftoi për nominimet për këtë çmim më 12 tetor.

“Parlamenti qëndron me të gjithë personat në mbarë botën që dedikojnë jetën e tyre në mbrojtje të vlerave demokratike”, shtoi ai.

Çmimi “Sakharov”, i themeluar më 1980 për t’i nderuar individët dhe organizatat që i promovojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshin një shumë prej 50.000 eurosh.

Ndër fituesit tjerë të këtij çmime ishin edhe dy figura të rëndësishme të Kosovës: simboli i rezistencës paqesore në Kosovë, presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe shkrimtari e veprimtari i pandalshëm i çështjes kombëtar në Kosovë, Adem Demaçi.

(r.m.)