Ish-deputeti socialist, Vladimir Kosta, intervistohet në SPAK lidhur me dosjen e Erion Veliajt

Tiranë, 26 shkurt 2025 – Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Vladimir Kosta, është thirrur sot në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Kosta refuzoi të tregonte se për cilën çështje është intervistuar në Prokurorinë e Posaçme.

“Asgjë s’them, asgjë hiç”, u shpreh ai, kur u pyet nga gazetarët se për çfarw ishte thirrur nga SPAK.

Por, mediet kanë mësuar se Vladimir Kosta është marrë në pyetje në SPAK lidhur me dosjen që e çoi në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputeti është pronari i SkyTower, ku ka edhe zyrat e “Harabel” Ajola Xoxa.

(r.m.)

Comment

*