Sulme të ashpra i ka drejtuar Sali Berisha Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ku tha se nuk po sillet si përfaqësues e SHBA në vendin tonë, por siç sillej dikur ambasadori i ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Nga ‘Air Albania’ Berisha tha se SHBA është perandori e të mirës dhe Bashkimi Sovjetik ishte i të keqes, po theksoi se ndonjëherë zyrtarët e harrojnë këtë.
“Dua të theksoj dhe t’u them këtyre zyrtarëve se ne jemi një komb i vjetër, në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka patur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia gjer sot. Bashkimi Sovjetik, ashtu siç e cilësoi Presidenti Regan, ishte perandori e të keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit e degradimit të njeriut e mjerimit, dhunës, terrorit, e kundra e tij janë SHBA, perandori e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. Ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo vend tjetër në botë. Është e trishtuar e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatorë njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratë dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë”, tha ai.
www.shqiptarja,com