Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, dënohet me 2 vjet e 8 muaj burgim

Tiranë, 25 nëntor 2024 – Gjykata e Posaçme për krim të Organizuar e Korrupsiomn, SPAK, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim Vagjush Dakon, ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit.

Ish-krebashkiaku i Durrësit është shpallur fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës, 11 vjet më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, kurse rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shetitoreje në Durrës në vitet 2014-2015, çka i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi ka kërkuar që Dako të dënohet me 4 vjet burgim, por ai është dënuar me 2 vjet e 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Avokati Petrit Ismaili, i cili e ka përfaqësuar Dakon në gjykatë, në fjalën e tj përfundimtare, ka kërkuar pafajësi ose pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg, në rast të shpalljes fajtor.

Ndërsa Fatmir Ejupi, Fuqiri Farruku dhe Ardian Bulku u dënuan me nga 2 vjet burg, por dënimi i tyrer me burg do të konvertohet në shërbim prove.

Për Fatmir Ejupin, Fiqiri Farukun dhe Fiqiri Farukun prokurori ka kërkuar 3 vjet burgim ose 2 vjet me gjykim të shkurtuar. Por, për Farukun ka kërkuar të pezullohet dënimi me burg dhe të vihet në shërbim prove, për shkak të moshës dhe probleme shëndetësore të tij.

(r.m.)