Tiranë, 11 shtator 2024 – Prokuroria e Posaçme i ka njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, se ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” lidhur me privatizimin e pronave të klubit sportiv “Partizani” në Tiranë. Zoti Berisha tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë kundër tij, duke e akuzuar se ajo po vepron në bazë të urdhërave politikë të kryeministrit Edi Rama.
Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku është njoftuar se hetimet ndaj tij dhe dhëndërrit të tij, Malltrezit, kanë përfunduar dhe se ai akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Në hyrje të gofinës së SPAK-ut Berisha u prit me brohoritje nga qindra mbështetës të tij, të cilët protestonin kundër ndjekjes së tij, duke e cilësuar si akt politik. Berisha i kaloi afër 20 minuta në hyrje të godinës, ku e lexoi një deklaratë të gjatë dhe iu përgjigj pyetjeve te gazetarëve lidhur me ftesën e Prokurorisë së Posdasë Posaçme.
“Sot unë po shkoj të marr akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin, për të justifikuar aktin e tyre criminal – akuzën pa asnjë prove, fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama”, theksoi.
Zoti Berisha qëndroi pak më shumë se 20 minuta brenda në Prokurori. Kur doli, ai tregoi se prokurorët i kishin njoftuar për ndryshimin e statusit të tij nga “i dyshuar” në “i pandehur”. Ai theksoi se akuza ndaj tij bazohet në “500 faqe mashtrime”
“Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime”, tha ai.
Berisha përsëriti se Prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat që ia ngarkon. Ai e cilësoi Prokurorinë Speciale si “organizatë kriminale”, duke renditur një sërë aferash e rastesh korruptive në të cilat, sipas tij, janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, të cilët nuk hetohen nga kjo prokurori.
Sipas Prokurorisë ai ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit një kompleks pallatesh. Ndaj zotit Malltezi, i cili u paraqit më vonë në Prokurori, u ngritën akuzat, ato për të cilat ai ishte deri më tani një i dyshuar: “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin si dhe “pastrim parash”. Edhe ai, foli po ashtu për një dosje pa prova e dokumenta.
Sipas Prokurorisë, Berisha e ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të kompleksit të klubit sportive “Partizani”, ku është ndërtuyar një kompleks pallatesh.
Malltezi akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin Berisha, si edhe për veprën penale “pastrim parash”. Sipas prokurorisë, ai ka përfituar rreth 5.4 milionë euro nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve së paligjshme të marrë nga qeveria e udhëhequr nga Berisha.
Sikurse Berisha, edhe Malltezi i hoshi poshtë akuzat, të cilat i cilësoi të pabazuara në prova e dokumenta.
(r.m.)