Ish-kryeshefi i KEK-ut akujzohet për “Keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prishtinë, 19 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuazr se në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, pas bastisjeve të kryera në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij private. Në muajin shtator, ai ishte liruar nga paraburgimi, por i ishte ndaluar hyrja në objektet e KEK-ut.

(r.m.)