Berlin, 30 mars 2022 – Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbajë premtimet që ka dhënë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këtë qëndrim ai e ka shprehur pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Roth ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së dhe ka kërkuar që BE-ja të nisë negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë ne dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: të nisë negociatat për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të liberalizojë regjimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit janë gjëja e duhur ”, ka shkruar Roth në Twitter.
Me këtë qëndrim është pajtuar edhe Lajçak, i cili ka e rishpërndarë deklaratën e ish-ministrit Roth.
“Nuk mund të mos pajtohesha plotësisht me vlerësimin tuaj”, ka shkruar Lajçak.
Dear @MiroslavLajcak,thanks for your visit+your great work.The Western Balkan states belong to us+deserve more than lip services. EU must keep its promises: starting accession talks with Albania🇦🇱 +North Macedonia🇲🇰,visa liberalisation for Kosovo🇽🇰 .Democracy+rule of law matter. pic.twitter.com/z92kB0I4bo
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 29, 2022
Michael Roth ka qenë ministër shtetëror për Evropën në kabinetin e kancelares Angela Merkel, në periudhën 2014-2021.
(r.m.)