Tiranë, 30 janar 2023 – Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar ditën e sotme për rreth një orë në SPAK.
Balkanweb raporton se Cani është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj, për t’u marrë në pyetje lidhur me një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Cani nuk ka preferuar të japë detaje lidhur me çështjen apo dëshminë. Ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë për shkak të vazhdimit të hetimeve.
(r.m.)