Beograd, 2 shkurt 2023 – Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiq se Serbia e mbron sovranitetin e saj në Kosovë me pranimin e propozimit evropian. Ai ka thënë se Serbia nuk ka kurrfarë sovraniteti në Kosovë.
“Tani thuhet se nëse e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimin franko-gjerman) në të cilin nuk kërkohet njohja e Kosovës së pavarur, ne do ta humbasim sovranitetin tonë territorial. Po ku është sovraniteti ynë territorial (në Kosovë), në qoftë se patriarku ynë (kreu i Kishës Ortodokse Serbe) nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pa pyetur ai.
Shutanovac ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitin 1999.
“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht e kemi nënshkruar kapitullimin, me çka e kemi humbur integritetin dhe sovranitetin territorial në Kosovë. Ne e kemi humbur atë me tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë”, ka thënë Shutanovac në televizionin B92.
Ai ka thënë se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe Serbia duhet të diskutojë për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave e manastireve dhe i trashëegimisë kulturore e historike serbe.
(r.m.)