Tiranë,16 dhjetor 2021 – Ish-ministri I Mjedisit në qeverinë e Shqipërisë, Lefter Koka, i cili është nxjerrë të enjten para gjykatës, i ka mohuar akuzar që rëndojnë ndaj tij në lidhje me abuzimet me inceneratorët.
Neës 24 raportoi se Koka ka deklaruar para gjykatës se ai vetëm e ka zbatuar ligjin.
“Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur ai.
Lefter Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ish ministry Koka është arrestuar meurdhër të Porokurorisë sëPosaçmekundër krimit të organizuar e korrupsionit, SPAK.
Në kërkim lidhur me abuzimet me inceneratorët janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
(r.m.)