Ish Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, arrestohet me urdhër të SPAK-ut

Tiranë, 21 tetor 2024 – Ish-Presidenti i Shqipërisët, Ilir Meta, është arrestuar të hënën, raportojnë mediet në Tiranë.

Sipas njoftimeve, z. Meta, i cili është kryetar i Partisë së Lirisë, në opozitë, është arerestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundët Krimit të Organizuar dhe Korrupsdionit (SPAK).

Arrestimi është kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe një pjesëtarë të policisë në hyrje të Tiranës, derisa ai po udhëtonte me automjetin e tij drejt selisë së partisë, ku kishte ftuar një konferencë për medie. Në automjet me Metën ishte edhe shoferi i tij.

SPAK nuk ka lëshuar ende njoftim lidhur me arrestimin e z. Meta.

Ndërkaq, sipas raportimeve të medies në Tiranë, arrestimi ka të bëjë me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK lidhur me aferën CEZ DIA. Meta ishte ftuar dy herë në SPAK gjatë hetimeve lidhurt me këtë aferë.

Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e z. Meta, Monika Kryemadhi.

Lajmi për arrestimin e z. Meta është konfirmuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një deklaratë për media, Berisha e ka cilësuar arrestimin si “persekutim politik” të urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, ka thënë Berisha.

(r.m.)

Comment

*