Ish-Presidenti Trump i shpëton atentatit, demokratët dënojnë sulmin

Të shtëna me armë kanë ndërprerë një miting zgjedhor të ish-Presidentit Donald Trump në Philadelphia.

Një plumb ka goditur sipërfaqësisht Presidentin në vesh ose qafë. Ai është parë i gjakosur por me grushtin lart në shenjë sfiduese ndërkohë që rojet e kanë larguar me shpejtësi nga skena.

Autoritetet kanë konfirmuar se një person është vrarë. Mendohet se bëhet fjalë për atentatorin, por lajmet janë ende në zhvillim dhe informacioni mund të jetë i pasaktë.

Burime pranë ish-Presidentit thonë se ai ndodhet mirë dhe jashtë rrezikut si dhe po vizitohet nga mjeku i familjes.

Udhëheqësit demokratë po bëjnë deklarata publike për të dënuar sulmin me armë duke i uruar shëndet e siguri ish-Presidentit Trump.

Disa republikanë kanë fajësuar për atentatin frymën armiqësore e alarmante ndaj kandidatit republikan në media. Ngjarja është ende në zhvillim. (Ruben Avxhiu)