Ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova

Prishtinë, 19 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënjuar me 4 vjet e 8 muaj burgim ish shefin Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me dëbimin nga Ksva të gjashtë shtetasve të Turqisë, në vitin 2018.

“I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administrate publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Dy të akuzuarit tjerë, V.K. dhe Rr.S., janë liruar nga akuzat sepse nuk është provuar se kanë kryer vepra penale që u viheshin barrë.

“I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari Rr. S. është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjashtë shtetasit e Turqisë, të cilët punonin në institucione asimore në Kosovë në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, ishin arrestuar më 29 mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve të Turqisë. Ata ishin transferuar në Turqi me një avionin e një kompanie turke private, në një operacion të përbashkët të autoriteteve të sigurisë së Kosovës dhe të Turqisë.

Operacioni i arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq që kishin leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, shkaktoi reagime të forta në Kosovë, pë shkak të shkeljes së ligjeve vendore e ndërkombëtare. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte dënuar operacionin që ishte kryer pa dijeninë e tij dhe e kishte inicuar shkarkimin e Gashit nga pozita e drejtorit të AKI-së. Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kishte reaguar shumë ashpër ndaj Haradinajt, duke paralajmëruar edhe pasoja.

Një komision hetimor parlamentar gjeti 31 shkelje ligjore nga AKI-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në shkurt të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndaj ish-drejtorit të AKI-së dhe veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe dhe “privim i kundërligjshëm nga liria” ndaj dy të tjerëve të cilët u liruan nga gjykata të mërkurën.

This image has an empty alt attribute; its file name is Turqit-e-debuar-nga-Kosova.jpg

Gjashtë shtetasit turq që  ishin dëbuar në mënyrë të kundërligjshme nga Kosova janë dënuar nga autoritetet turke me burgim nëë kohëzgjatje nga 7.5 vjet deri 15 vjet.

Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton dhjetëra shkolla në Ballkanin perëndimor.

(r.m.)