Ish-shefi i FSB-së: Putini është tmerrësisht i frikësuar, e di se është në telashe

Moskë, 24 shkurt 2023 – Një ish-shef i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) së Rusisë ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin, është “tmerrësisht i frikësuar”.

“Putini është tmerrësisht i frikësuar tani. Ai e ka kuptuar se është në talashe”, ka thënë gjenerali në pension Yevgeny Savostyanov, ish shef i FSB-së për rajonin e Moskës.

“Putini e kupton në mënyrë të përsosur gjendjen shpirtërore të njerëzve që kanë humbur gjithçka për shkak të tij”, ka thënë Savostyanov.

“Ai e kupton se ky zemërim mund të gjejë një rrugëdalje, kështu që i mban ata larg”, ka thënë ai.

Sipas Savostyanovit, Putini nuk e ka marrë seriozisht vendosmërinë e Perëndimit për t’i dalë kundër dhe as paaftësinë e ushtrisë së tij.

Savostyanov ka thënë gjithashtu se populli rus “do të jetojë shumë keq” për shkak të përkeqësimit të gjendjes konomike të vendit, pas sanksioneve të Perëndimit.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se FSB-ja e mashtronte Putinin, duke i thënë se forcat ruse do ta pushtonin Ukrainën për vetëm tri ditë dhe se ukrainasit do t’i mirëprisnin krahëhapur ushtarët rusë.

Por, sot, kur mbushet një vit nga fillimi i agresionit në Ukrainë, forcat ruse kanë arritur të marrin nën kontroll vetëm një pjesë të territorit të Ukrainës në lindje.

(r.m.)