Prishtinë, 19 gusht 2023 – Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit të serbëve nga Policia e Kosovës.
Grasso ka deklaruar se kjo nuk është ndonjë befasi, sepse Serbia i ka sabotuar të gjitha vendimet dhe nismat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë. Ai ka thënë se Beogradi e bën këtë përmes Listës Serbe, të cilën e dirigjon dhe kontrollon plotësisht.
Grasso ka thënë se faktori ndërkombëtar e ka toleruar vazhdimisht sjelljen e Beogradit të Listës Serbe.
“Nuk është befasi. Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve dhe në zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë, pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.
Grasso e ka bwrw këtë koment në postimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Barbano, në Twitter, i cili ka thënë se misioni që ai e drejton po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit me dorëheqjet e serbëve nga Policia e Kosovës, të cilat ai i ka quajtur shqetësuese.
(r.m.)