Athinë, 21 gusht 2023 – Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë SYRIZA, Nikos Ksidakis, ka folur për çështjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Ksidakis ka thënë se Beleri “nuk është një njeri i pafajshëm” dhe se çëtja e tij nuk duhet të bëhet çështje në marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Athina dhe Tirana e dijnë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm. Ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”, ka thënë ai, gjatë një debate, citon Balkanwweb.
Në përgjigje të pyetjes së një përfaqësuesi të partisë në pushtet, Demokracia e Re, se ku i bazon këto cilësime për Belerin, Ksidakis ka thënë se për të kaluarën e Belerit ka shumë publikime.
“Roli i Belerit është i njohur. Mjafton të lexoni reportazhet dhe lajme të viteve të kaluara. Madje, gazetari grek i Agjencisë shtetërore greke të lajmeve Amna, Stavros Ximas, e ka shkruar edhe një libër për aktivitetin e Fredi Belerit”, ka thënë Ksidakis.
(r.m.)