Tiranë, 25 janar 2023 – Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar pak ditë më pare, rezulton se ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie në Shqipëri.
Sipas informacioneve që disponon News24, Charles McGonigal kishte blerë për 1 dollar 25% të aksioneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, në Tiranë, në pronësi të Shefqet Dizdarit në 21 shkurt të vitit 2019.
Të njëjtën ditë aksionerë të kësaj studioje avokatie, po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, ishin bërë edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza.
Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI-së si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në monentin që Shefqet Dizdari i kishte shitur për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION me seli në Tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh ose rreth 80 mijë dollarë.
Të njëtën ditë kur ishte nëshkruar kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal ishte zgjedhur administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike.
Por, vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI ishte bërë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë, më konkretisht më 24 tetor 2019, ai kishte firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,
Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë ndërsa 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra.
(Sipas Balkanweb)