Të gjashtë gjykatësit e Stokholmit, dy prokurorë, avokatët paditës, avokati i personit në gjykim Hamid Noury si dhe përkthyesi vijnë në Shqipëri për zhvillimin e procesit
Knid Ndrenika
Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.
Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës 8 e 30 në Gjykatën e Durrësit.
I marri nën gjykim Noury akuzohet për masakrimin e 30 mijë të burgosurve politikë të organizatës Muxhahedin al-Kalk (MEK, Muxhahedinët e Popullit të Iranit) në korrik të vitit të largët 1988 me seanca gjykimi të parregullta me kohëzgjatje dy apo tre minuta.
Seanca parashihet të vazhdojë deri rreth orës këtë të mërkurë dhe procesi së paku deri në 15 nëntor ku do të dëgjohen shtatë dëshmitarë pjesëtarë të organizatës Muxhahedin al-Kalk.
Ky është zhvillim i pazakontë dhe gjyqtari kishte vendosur në 26 tetor që Trupa Gjykuese e Stokholmit të zhvendosej në këtë qytet, në Durrës.
Të gjashtë gjykatësit e Stokholmit, dy prokurorë, avokatët paditës, avokati i personit në gjykim Hamid Noury si dhe përkthyesi vijnë në Shqipëri për zhvillimin e procesit.
Ish-nënprokurori i institucionit të vuajtjes së dënimit, burg, Gohardasht në Karaj në perëndim të Teheranit, Noury gjykohet prej datës 10 gusht.
Viktimat e tij që ishin më shumë se 90 përqind Muxhahedinë al-Kalku varrosën fshehtas në varre masive dhe të pazbuluar.
Dy mijë e 800 veprimtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, në marrëevshje mes Shteteve të Bashkuar dhe Shqipërisë, janë azilantë të strehuar në kampion “Ashraf 3” pranë Durrësit.