Bernë, 23 tetor 2023 – Një kandidat me prejardhje shqiptare është zgjedhur deputet i Parlamentit të Zvicrës.
Islam Alijaj, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), i ka fituar 95.054 vota në zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës që u mbajtën të dielën.
Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet deputet i Parlamenit Federal të Zvicrës, prandaj konsiderohet ngjarje historike për komunitetin shqiptar në këtë vend.
Në zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës kanë konkurruar rreth 30 kandidatë shqiptarë, por, sipas informatacioneve të deritashme, Alijaj është i vetmi prej tyre që ka fituar votat e mjaftueshme për deputet federal.
Islam Alijaj, i cili është person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së qytetarëve të cilës i takon ai.
Deri më tani, ai ka qenë anëtar shumë aktiv i Asamblesë së qytetit të Cyrihut.
(r.m.)